137 qytetarë nga komuna e Vushtrrisë të moshës mbi 80 vjeçare janë vaksinuar sipas planit të prioritet për vaksinimin me vaksinën antiCovid-19, shkruan VushtrriaOnline.
Këtë shifër e ka dhënë kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili ka shkruar se po vazhdon vaksinimi i të moshuarve nga komuna jonë.
Ai ka drejtuar për lutje personat mbi këtë moshë që të regjistrohen për vaksinim.
Postimi i plotë:
Po vazhdon procesi i vaksinimit të qytetarëve të Vushtrrisë mbi moshën 80 vjeq.
Deri më sot janë vaksinuar 137 qytetarë vushtrrias mbi moshën 80 vjeqare.
Stafi i QKMF po kontakton personat me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 80 vjeq për ti regjistruar për vaksinim.
Ju lutemi regjistroni për vaksinim në qendrën më të afërt shëndetësore personat mbi moshën 80 vjeq.
Bashkë do të ja dalim në këtë betejë!