Kombëtarja U-21 e Kosovës ka ftuar sulmuesin e Drenicës, Baton Zabergja për dy ndeshjet testuese të muajit mars ndaj Katarit në Doha.
Sulmuesi i Drenicës, Zabërgja theksoi se ftesa nga selektori, Michael Nees për këto duele e ka bërë të ndihet jashtëzakonisht mirë, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai gjithashtu potencoi se do ta japë edhe atomin e fundit për kombëtaren U-21.
“Ndjenjë e papërshkrueshme, për këtë fanellë janë sakrifikuar breza, prandaj edhe atomin e fundit do ta shkrijë nëse është nevoja për fanellën më të bukur në botë”, tha shkurtimisht Zabergja për “GazetaBlic Sport”.
Vlen të potencohet se Zabërgja ka shënuar gol për Drenicën në takimin e sotëm ndaj Dritës, që përfundoi 1-1.