Arlind Manxhuka nga sekretariati për media i Lëvizjes Vetëvendosje i ka reaguar ish-këshilltari të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Adil Behramaj që pak më parë kritikoi këtë subjekt për flamurin kombëtar.
Dje gjatë ditës kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka pritur në takim emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Ajo se çka ra në sy është se në zyrat e LVV-së është parë vetëm flamuri kombëtar, e jo ai i Kosovës.
Për këtë çështje ka reaguar këshilltari i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Adil Behramaj. Ai ka thënë se Lajçakun dhe Kurtin i paska bashkuar edhe neutraliteti ndaj flamurit të Kosovës.
Këtyre deklaratave të Behramaj i kanë reaguar në Lëvizjen Vetëvendosje. Arlind Manxhuka nga sekretariati për media ka thënë se janë duke dalë të shqetësuar ata që Kosovës i kanë vendosur fusnotë.
“Ata që Kosovës i vendosën vet fusnotën duke e trajtuar vet neutralisht tash në vitin 2021 po na dalin të shqetësuar”, ka thënë Manxhuka përmes një shkrimi në Facebook. /Insajderi.org