Ka përfunduar gjithçka në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kosova ka triumfuar në një ndeshje të mrekullueshme ndaj Lituanisë, shkruan GazetaBlic.
“Dardanët” fituan me rezultat 4 me 0, në një ndeshje që mund të shënonin edhe shumë gola të tjerë.
Arbër Zeneli realizoi dy gola, Vedat Muriqi një, si dhe Besar Halimi realizoj një gol shumë të bukur për rezultatin përfundimtar.
Ishte një ndeshje ku djelmoshat kosovarë treguan paraqitje fantastike, me organizim fantastik të ndeshjes nga vija e fundit e deri tek sulmi.
Pas ndeshjes u prononcuar edhe sulmuesi i kombëtares tonë, Vedat Muriqi.
“Në Lazio është puna e adaptimit, pastaj lëndimet, koronavirusi, ndoshta kjo e fundit s’është vetëm për mu. Duhet ta mësoj patjetër edhe gjuhën. Por, edhe fizikisht kam filluar ta marr vendimin ngadalë. Atje kanë mbetur edhe dhjetë ndeshje. Pastaj shohim”.
“Sa i përket Kosovës, është shtëpia ime. Ndihem gjithmonë mirë këtu. Ajo që është e rëndësishme, atmosfera në skuadër është e mirë”.
“Faktikisht kam kontratë 5 vjeçare me Lazion, klubi ka shpenzuar një shumë prej 20 milionë eurosh. Në Fenerbahce kam kaluar mirë, por kjo çështje është e klubeve, përderisa kam kontratë. Në Lazio jam i lumtur, por duhet ta kuptojnë se viti i parë është problem në Itali, e keni edhe shembullin e Ronaldos. Shpresoj që vitin e ardhshëm ta bëjë atë që e bëra në Fenerbahce” deklaroi Muriqi./GazetaBlic/