Ka ndërruar jetë ish-deputeti i legjislaturës së parë në Kuvendin e Kosovës, Sejdullah Hoxha.
Lajmin e ka bërë të ditur Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate, njofton Klan Kosova.
“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin se ka ndërruar jetë ish-deputeti i legjislaturës së parë në Kuvendin e Kosovës, miku dhe bashkëpunëtori ynë politik në PDK dhe më vonë në Nisma, Prof. Dr. SEJDULLAH HOXHA”.
Kujtojmë se Hoxha ka qenë edhe specialist i gjinekologjisë dhe obstetrikës, doktor i shkencave dhe profesor i asocuar.