Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Ua mati temperaturat nxënësve ‘shkel e shko’, gjobitet me 200 euro punonjësi i shkollës në Prizren

    19/03/2021 | 19:32
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Punonjësi i një shkolle fillore në Prizren u gjobit nga Inspekcioni për shkak që ua mati temperaturat ‘shkel e shko’ nxënësëve, raporton Gazeta Express.

    Rasti ka ndodhur para disa ditësh, ndërsa sot drejtori i Inspekcionit në Prizren, Edon Muçaj, ka njoftuar se punonjësi i kësaj shkolle është dënuar me 200 euro gjobë.

    Sipas tij, matja e temperaturës me termometër digjital tek nxënësit e shkollave për mbrojtjen nga COVID-19, është e rregulluar me Ligj.

    “Matja e temperaturës me termometër digjital tek nxënësit e shkollave për mbrojtjen e tyre nga pandemia COVID-19 është e rregulluar me Ligjin antiCOVID andaj duhet zbatuar. Kësaj radhe gjobë mandatore si udhërrëfim që rastet e tjera të njejta të mos përsëriten!”, shkroi Muçaj në Facebook.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Kryetari Ferit Idrizi ndan mirënjohje për nxënësit fitues në garat komunale të Fizikës dhe Matematikës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.