Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri i ka reaguar presidentit të Serbisë Aleksander Vuçiq për fotografinë e postuar në rrjetin social Instagram ku e shfaq Kosovën me flamur të Serbisë, raporton Gazeta Express.
Tahiri ka shkruar në Tëitter se një provokim të tillë Vuçiq e ka bërë edhe në dialogun e Brukselit, të cilit i është përgjigjur duke i thënë “duke se ju mungojnë bombardimet e NATO-s”.
“Serbia e Vuçiqit ka dalë me provokime të reja kundër Kosovës, duke treguar mendimin e tij hegjemonist. Një herë në dialogun e Brukselit ai provokoi në një mënyrë të ngjashme, unë iu përgjigja duke i thënë” duket se ju mungojnë bombardimet e NATO-s”. Po i them atij përsëri!” , ka shkruar Tahiri
Gjatë ditës së sotme ka reaguar edhe Ministri i Diasporës në Qeverinë e Shqipërisë, Pandeli Majko, duke thënë se sovraniteti i Republikës së Kosovës garantohet nga NATO e jo nga Instagrami, rrjet social ku e ka publikuar fotografinë Vuçiqi./Express/