Disa rreshta për ndarjen nga jeta të aktorit dhe humoristit të njohur kosovar, Rasim Thaçi-Cima, i ka shkruar edhe kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
Tahiri ka shkruar se ndarja nga jeta e Cimes është ndarje nga fëmijëria e hershme gazmore e viteve 80 -të dhe 90-të.
Postimi i plotë i Tahirit:
Rasim Thqi CIMA është pjesë e rrites së secilit nga ne, fëmijëve të viteve të rënda të ‘80 e ‘90.
Ndarja nga jeta e Cimës sot, është edhe ndarje e jonë nga ajo pjesë e hareshme e gazmore e fëmijërisë sonë.
Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë komunitetit artistik.
Pusho në paqe Cimë!