Në eliminatoret për botërorin “Qatar 2022”, Kosova do përballet me Spanjën.
Deri në momentet e fundit kishte problem që të përcaktohej lokacioni i ndeshjes, për shkak se Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet.
Por, përkundër të gjithave, Spanja ishte e detyruar që të pranoj ta zhvilloj ndeshjen në Spanjë.
Takimi do zhvillohet në qytetin e Sevilla-s.
Por, kjo nuk ka mjaftuar që Spanja të ndalë ofendimet në drejtim të Republikës së Kosovës.
Nëpermjet një postimi në Twitter, federata e futbollit spanjoll, Kosovën e quan vetëm “territori i Kosovës”, duke refuzuar ta konsiderojë si republikë të pavarur.