Vushtrria ka dhënë shumë emra të njohur të sportit në përgjithësi e në hendboll në veqanti.
Njëri nga ta është edhe Tefik Mikushnica, i cili gjatë karierës së tij shumë vjeqare ka pasur suksese te shumta duke fituar edhe trofe.
Mikushnica, ka dhënë kontribut të madh në hendbollin vushtrrias dhe kosovar në tri etapa në kohen e ish Jugosllavisë,në pavarsimin e sportit kosovar në vitet e 90-ta dhe pas luftës nga viti 2000 e këndej.
Ai për disa vite kishte qenë përzgjedhës i kombëtarës së Kosovës në hendboll ku me shumë sukses i priju Kosovës.
Poashtu ai kishte udhëhequr dy klubet e e hendbollit KH Kososva e Vushtrrisë meshkujt dhe femrat.
Padyshime që Tefik Mikushnica, ka qenë dhe mbetet njëri prej trajnervë më të mirë të hendbollit në Kosovë.
Fazli Muharremi për Tefik Mikushnicen:
“Maestro pensionohet”
Tefik Mikushnica sot pensionohet ,fola në telefon me Xhaxhin keshtu e thirrim shumë shokë maestron Tefik Mikushnica ,I thash urime pensionimi,ndihu krenar sepse kjo e drejte ju ka mohuar shumë njerzeve e ju maestro e keni një privilegj që po pensionoheni duke lënë gjithë këtë kontribut te gjeneratat e reja. Une xhaxhin e kam takuar para shumë e shumë viteve si trajner I klubit te Hendbollit te Kosoves së Vushtrrisë. Rastesishtë nuk thojn trajner ose lojtar lind e këtë tipar këto virtyte I ka xhaxhi Tefik . Ka qenë kenaqësi të jesh në atë ekip ku Tefiku ishte trajner sepse ka pas disa veti që të ka detyruar të bëhesh lojtar I mirë, ka pasur dinamike edhe në ditët kur ka pasur ushtrime se mos të flasim për lojë, gjatë gjithë kohës në këmbë duke sygjeruar duke të dhënë vullnet për fitore. Dhe është shumë interesant që xhaxhi ka ditur të motivoj për fitore dhe e gjithë karriera e tij është për çdo lavdate sepse është e mbushur me suksese. Xhaxhi Tefik po pensionohet por ky nuk do të ndalet për të kontribuar për sportin . Për këto 20 vite të pasluftes kam punuar aq shumë me Xhaxhin që nuk ka organizim sportiv kulturor apo të rinisë që nuk I ka ndihmuar ,kurr nuk ka ditur të thotë Jo për organizime .Njeri kreativ e plot vullnet për punë. Jeta e tij është e mbushur me rezultate dhe kjo na bën krenar të gjithëve por vjen koha kur duhet të pensionohesh, por a ka ma mirë se ky moment për xhaxhin Tefik kur e din se gjithë këto vite realizoj shumë projekte për Kosovën e për qytetin tëndë Vushtrri dhe kur hyn e lexon ,shfleton biografinë e Tefik Mikushnicës thua a ka qyteti im që din ti vlersoj gjithë këtë kontribut e gjithë këto vlera që I ka Tefik Mikushnica. Ne e dim që politika vendos për disa çmime por xhaxhi nga sot dhe gjithë ju qytetarë të Vushtrisë, Tefik Mikushnica jeni nderi I qytetit tim. Të premten vazhdojmë xhaxhi me projektin nuk mundesh të rrish ,po çfarë pensionimi o Xhaxh”.