Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas rritjes së numrit të të vdekurve nga koronavirusi në vend, raporton Gazeta Express.
Ahmeti ka thënë se dje u regjistruan 14 viktima nga Covid dhe a ka përgjegjësi dikush të kërkojë falje.
“Dje në Kosovë ishin 14 viktima nga covid në një ditë. Katërmbëdhjetë në NJË ditë. A ka fije përgjegjësie nga dikush, së paku të kërkojë falje? Si kanë mundësi të flasin për çkado tjetër para se ta bëjnë këtë gjë?”, ka shkruar Ahmeti.
Kryetari i kryqytetit ka qenë kritik i partive politike që gjatë fushatës zgjedhore kanë mbledhur turma njerëzish në ambiente të mbyllura gjë që ka shkaktuar edhe rritjen e rasteve me COVID-19./Express/