Shoqata “Bereqeti” ka vazhduar aktivitetin e rregullt humanitar duke u dalë në ndihmë familjeve në nevojë nga komuna e Vushtrrisë.
Vetëm sot janë shpërndarë 20 pako ushqimore për familjet me gjendje të rënduar ekonomike që jetojnë në komunën e Vushtrrisë.
Për këtë aktivitet ka njoftuar vet shoqata “Bereqeti” përmes llogarisë së saj në facebook.
“Sot nga shoqata humanitare ”Bereqeti” – dega në Vushtrri janë ndihmuar 20 familje me pako ushqimore, higjienike dhe miell. ” njofton SHoqata.