Gjeneral llejtnant Rrahman Rama në ceremoninë e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në misionin e parë paqësor jashtë vendit, ka uruar ushtarët e tij në këtë ditë të veçantë, raporton IndeksOnline.
Ai ka thënë se për të është nder dhe privilegj që t’iu drejtohet në një moment të tillë të rëndësishëm.
“Sot është një ditë historike për Kosovë, sot Kosova po bëhet përkrahëse e paqes në botë, krahas forcave tjera të botës. Kjo forcë përveç e gatshme të mbroj paqen në vendin e vet po bëhet kontribuuese edhe për paqen në botë. Jam shumë krenarë që jam komandat i juaji”, tha Rama.
Ai tutje theksoi se kontribut të veçantë në këto arritje përveç ushtarëve të cilët me vetmohim kanë punuar në vazhdimësi, kontribut të veçantë kanë edhe shtetet mike që ndihmuan rrugëtimin dhe profesionalizmin e forcës tonë.
“Kjo arritje përveç me vetëmohim, është edhe kontribut i veçantë i shteteve mike, i gardës së Iowas, duam të falënderojmë të gjithë për kontributin dhe mbështetjen duke i siguruar se do të jemi gjithmonë përkrah jush. Të dashur pjesëtar të FSK-së duhet të jeni krenar sepse me këtë mision jetësoni një synim të shumë gjeneratave”, nënvizoj Rama.