Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Psikologja Qena-Sejdiu: Frika nga COVID-19 ka krijuar ankth tek njerëzit

    12/03/2021 | 08:54
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Psikologja Antigona Qena-Sejdiu ka thënë se frika nga infektimi me COVID-19 ka krijuar stres, ankth dhe depresion tek njerëzit në mbarë botën.

    Në rubrikën Sytë 7 në Klan Kosova, ajo ka theksuar se është me rëndësi që edhe masat parandaluese ndaj COVID-19 të balancohen me kujdesin e shëndetit mendor.

    “Tashmë është bërë një vit që po përballemi me pandeminë COVID-19 dhe kemi parë shumë raste të të infektuarve dhe humbje të jetëve. Natyrisht se e gjithë kjo ka qenë një luftë me të cilën po vazhdojmë të përballemi për shkak se njerëzit nuk janë vaksinuar të gjithë”.

    “Krahas pasojave në organizëm, kemi edhe pasojat në aspektin psikologjik, emocional dhe mendor. Kemi pasoja në kuptimin se ky izolim dhe frika nga COVID-19 ka ngjallur ankthin e vdekjes dhe ka ngjallur ndjenjat e mërzisë. Krejt kjo ka krijuar një stres, ankth dhe depresion tek njerëzit në mbarë botën”.

    “Mungesa e kontaktit me ambientin e jashtëm, ndikon keq në organizmin tonë. Prandaj duhet të kemi kujdes që edhe masat parandaluese ndaj COVID-19 të balancohen me kujdesin e shëndetit mendor”.

    Sa i përket luftimit të infeksionit me COVID-19, Qena-Sejdiu ka thënë se ka shumë rëndësi qasja ndaj sëmundjes.

    “Qasja e personave ndaj sëmundjes luan rol shumë të rëndësishëm në luftimin e saj”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Bëhuni gati, dimri po rikthehet – javën tjetër pritet borë në Kosovë
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.