Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Pas trajtimit në Austri, kthehet në vendlindje Enver Xhokli që u lëndua në shpërthimin në Ferizaj

    08/03/2021 | 15:40
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Sot ka arritur në Kosovë, Enver Xhokli i cili u lëndua nga shpërthimi i bombolës së gazit që ndodhi në Ferizaj, dhe ishte duke u trajtuar në Austri.

    Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Shëndetësisë, Amrend Zemaj.

    “Me emocione, e pritëm në Aeroport ardhjen e Enver Xhoklit, të shëruar në Austri, i lënduar nga eksplodimi në Ferizaj, në janar të këtij viti. Trajtimi i tij është bërë po ashtu në klinikën e specializuar kundër djegieve në Spitalin e Gracit të Austrisë. Shërimin e morën përsipër institucionet e Austrisë dhe përkrahjen e Kancelarit austriak, Sebastian Kurz”, ka shkruar Zemaj.

    Zemaj ka shprehur falënderim të thellë për të gjithë kontribuesit për trajtimin dhe kujdesin për të lënduarit, udhëheqësit e Austrisë dhe Turqisë, ambasadorët Pllana dhe Dugolli si dhe familjet e të lënduarve për mirëkuptim dhe bashkëpunim. /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Këto fshatra të Vushtrrisë nesër mbesin mbi 5 orë pa rrymë
    • KQZ nuk certifikon motrën e Donika Kadajt-Bujupit në listën e VAKAT
    • Lirimi me kusht i Isni Kilajt, OVL-UÇK: Lajm i gëzueshëm, hap i reflektimit të domosdoshëm nga ana e gjykatës
    • Ambasada e ShBA-së dhe Policia e Kosovës me ushtrim të përbashkët për reagim ndaj krizave
    • Moti sot: I vranët dhe me intervale me diell, temperaturat deri në 12 gradë Celsius
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.