Përfaqësuesja e Kosovës ka humbur edhe ndeshjen e dytë rresht në Grupin B të ciklit kualifikues për Kupën e Botës “Katar 2022”, shkruan “Zeri.info”.
“Dardanët” u mposhtën 3:1 nga Kombëtarja e Spanjës në stadiumin “La Cartuja” në Seville.
Një nga golashënuesit e ndeshjes, Olmo pas ndeshjes ka thënë se Kosova përjetoi lodhje në fraksionin e parë, teksa vlerësoi paraqitjen e kosovarëve.
“Pasi shënuam golin e parë ishte gjithçka më e lehtë. Kosova ishin të mirë, por u lodhën shumë në pjesën e parë dhe nuk mund ta mbanin ritmin në pjesën e dytë”, tha Olmo.
Ndryshe, kjo ishte ndeshja e fundit e Përfaqësueses së Kosovës për muajin mars.