Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    OBSH thotë se nuk ka prova për probleme nga vaksina që do e marrë Kosova

    15/03/2021 | 17:20
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se nuk ka asnjë provë që tregon se vaksina kundër koronavirusit AstraZeneca shkakton mpiksje gjaku.OBSH-ja tha të hënën se është duke i rishikuar raportet se kjo vaksinë ka shkaktuar probleme të tilla te disa njerëz që e kanë marrë.Disa vende evropiane kanë pezulluar përdorimin e saj, pasi dhjetëra njerëz të vaksinuar kanë raportuar probleme me mpiksjen e gjakut.

    Rreth 17 milionë njerëz në Bashkimin Evropian dhe në Mbretërinë e Bashkuar e kanë marrë këtë vaksinë, ndërsa më pak se 40 raste të mpiksjes së gjakut janë raportuar që nga java e kaluar, tha AstraZeneca.Zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier, tha se organizata do t’i analizojë këto indcidente dhe se gjetjet do t’i komunikohen menjëherë publikut.
    “Sot, nuk ka asnjë provë që incidentet janë shkaktuar nga vaksina dhe është e rëndësishme që fushatat e vaksinimit të vazhdojnë, në mënyrë që të mund të shpëtojmë jetë nga virusi”, tha Lindmeier.

    Agjencia Evropiane e Barnave, e cila gjithashtu po rishikon incidentet e mpiksjes së gjakut, ka thënë se vaksina mund të vazhdojë të administrohet.Sipas kësaj agjencie, “përfitimet nga vaksina vazhdojnë t’i tejkalojnë rreziqet e saj”.AstraZeneca ka thënë se siguria e ilaçit është studiuar gjerësisht gjatë provave klinike./relKosova është vendi i cili do përfitojë vaksinat e AstraZeneca nga iniciativa Covax.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    • E rëndë: Vdes një person nga aksidenti në Koshtovë të Mitrovicës
    • Specialja ia vazhdon paraburgimin Hashim Thaçit
    • Lubisha Milkoviq dënohet me 2 vjet burgim dhe 14 mijë euro gjobë për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe Policisë në Zveçan
    • Moti i vranët dhe me riga shiu
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.