Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Një vit me pandeminë, Ramadani: Janë infektuar mbi 75 mijë qytetarë, grupmosha më e prekur 30-39 vjeç

    12/03/2021 | 11:39
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), Naser Ramadani ka thënë se që nga fillimi i pandemisë e deri më 11 mars 2021 kanë testuar 345 mijë e 64 persona të dyshimtë për coronavirus.

    Ramadani deklaroi se duhet të vazhdohet me masa mbrojtëse antiCOVID-19 dhe se çdo qytetar duhet të respektojnë këto masa, transmeton Telegrafi.

    “Nga data 8 shkurt 2020 deri më 11 mars 2021 janë testuar 345 mijë e 64 persona të dyshimtë për coronavirus dhe u gjurmuan të gjitha kontaktet e rasteve të konfirmuara. Deri më sot me coronavirus janë konfirmuar 75 mijë e 180 raste. Deri më 11 mars, 63 mijë 380 raste janë shëruar, raste aktive janë 10 mijë 318. Në dy javët e fundit janë raportuar 7 mijë raste pozitive, 94 raste fatale”, tha ai në mbledhjen e Komitetit për COVID-19.

    Ramadani bëri të ditur se grupmosha më e prekur nga coronavirusi është 30-39 vjeç.

    Gjithashtu, ai tha se janë në pritje të vaksinave antiCOVID-19 dhe se menjëherë do të bëhet dhënia e tyre në çdo komunë të Kosovës. /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    • E rëndë: Vdes një person nga aksidenti në Koshtovë të Mitrovicës
    • Specialja ia vazhdon paraburgimin Hashim Thaçit
    • Lubisha Milkoviq dënohet me 2 vjet burgim dhe 14 mijë euro gjobë për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe Policisë në Zveçan
    • Moti i vranët dhe me riga shiu
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.