Një person ka tentuar të hidhet nga objekti i Komunës në Mitrovicë.
Arsyeja e tentimit siç thuhet ishte se personi në fjalë ka kërkuar t’i ndërtohet shtëpia në Mitrovicë qe 20 vite, shkruan Mitropol.
I njejti u shoqërua në Spital nën praninë e Policisë së Kosovës.
Në vendin e ngjarjes ishin edhe ekipet e zjarrëfikësit, emergjenca dhe Policia e Kosovës./Mitropol/