Nesër pritet të mbahet Seanca konstituive e Kuvendit, ku në rend të ditës pritet të jenë tri pika kryesore, shkruan Gazeta Metro.
Në bazë të njoftimit për media nga Kuvendi i Kosovës, është bërë e ditur se nesër do mbahet Seanca Konstituive me tri pika kryesore të rendit të ditës.
1. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,
2. Dhënia e betimit të deputetëve,
3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit./gazetametro.net