Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, raporton Ekonomia Online.
Kurti është votuar me 67 vota për të parin e Qeverisë gjatë seancës për zgjedhjen e Qeverisë që u mbajt të hënën në Kuvend. Gjatë ditës ai ka marrë detyrën nga ish-kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.