Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar lajmin ekskluziv të portalit “Front Online” për numrin e vaksinave kundër COVID-19 që do të arrijnë javën tjetër në Kosovë.
Sipas MSH-së javën tjetër arrijnë 24 mijë doza të vaksinave “ Astra Zeneca”.
“GAVI ka informuar MSH se vaksinat e para (Astra Zeneca) ne kontigjent prej 24 000 dozave do ta arrijnë shume shpejt. MSh, sipas procedurave te aplikimit te pergatitura nga COVAX, ka dorëzuar aplikacionin me te gjitha dokumentet e kërkuara të bashkëngjitura në mënyrë elektronike në këtë mekanizem dhe, COVAX, i ka konfirmuar MSH-së se është pranuar dhe miratuar apklimi i saj”, thuhet në përgigjen e MSH-së për Front Online, duke shtuar se aplikacioni eshte kryer ne dhjetor 2021, derisa me 2021, sipas kerkeses eshte dorezuar edhe Plani i vaksinimit kunder COVID-19 i Kosoves, i detajuar, i cili gjithashtu eshte miratuar nga COVAX.