Përveç humbjeve të mëdha në këtë sezonë dhe pozitën poshtë renditjes tabelare Vushtrria ka shënuar sot edhe një humbje poshtëruese nga ekipi prizrenas, KF Liria.
Shtatë herë është tundur porta e klubit nga Vushtrria nga Prizrenasit të cilët dominuan pjesë e parë dhe të dytë duke konkrektizuar shumicën e rasteve që kishin.
Me këtë fitore ‘bardhezinjtë’ ngriten në kuotën e 25 pikëve, por mbeten në pozitën e pestë të renditjes tabelare, ndërkohë Vushtrria vijon të mbetet në pozitën e fundit të renditjes tabelare me vetëm 16 pikë.