Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Latifi, pas lajmit për FSK’në: Tash fillojnë protestat çetnikët e Vuçiqit, të majtit ekstrem, BE’ja a ndonjë zyrtar i Erdoganit

    09/03/2021 | 19:35
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Profesori universitar, Blerim Latifi, ka thënë se fillimi i misionit paqëruajtës së FSK’së në Kuvajt, së cilës iu është referuar si Ushtri e Kosovës, do ngjallë pakënaqësi në kampe të ndryshme.

    Latifi, me anë të ‘Facebook’-ut, ka thënë se tash do fillojnë protestat nga, siç i quan ai, “çetnikët” nga zyra e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Po ashtu, njohësi i rrethanave politike ka thënë se pret reagime edhe nga ata që përfaqësojnë të majtën ekstreme.

    I njëjti nuk ka lënë pa thumbuar edhe Bashkimin Evropian e presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, nga zyrat e të cilëve ka pritur reagime për misionin paqeruajtës të Forcave të Sigurisë së Kosovës, shkruan Gazeta Express.

    Postimi i plotë:

    Nga sot një njësi e Ushtrisë së Kosovës ka filluar misionin paqëruajtës në Kuvajt, në kuadër të ushtrisë amerikane. Tash pasojnë protestat.

    Së pari nga çetnikët në zyrën e Vuçiqit, që ende nuk janë zgjuar nga ëndrrat e Millosheviqit për Kosovën.

    Pastaj nga budalltë e të majtës ekstreme, që vazhdojnë me vujtë nga fantazma e imperializmit amerikan.

    Pastaj nga ndonjë zëdhënës i kotë i Bashkimit Evropian, që mendon se Kosova nuk mund të marrë frymë jashtë dialogut të shpifur me Serbinë.

    Eventualisht edhe nga ndonjë zyrtar i Sulltanit Erdogan, të cilit i është fiksuar në kokë mendimi se Kosova nuk mund të bëjë asgjë në Lindjen e Mesme pa e pyetur atë. /Gazeta Express/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    • E rëndë: Vdes një person nga aksidenti në Koshtovë të Mitrovicës
    • Specialja ia vazhdon paraburgimin Hashim Thaçit
    • Lubisha Milkoviq dënohet me 2 vjet burgim dhe 14 mijë euro gjobë për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe Policisë në Zveçan
    • Moti i vranët dhe me riga shiu
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.