Pas një seance maratonike që vazhdoi që nga orët e hershme të mëngjesit, Kuvendi Komunal i Vushtrrisë ka arritur që të miratoi njërin nga propozimet e prezentuara sot në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, shkruan VushtrriaOnline.
Pas shumë debatesh Kuvendi Komunal arriti që të nxjerrë dy propozime, një propozim të mbështetur nga Ali Januzi, dhe Ymer Haradinaj, që parashihte vendosjes në diskutim publik nëse duhet të ndërtohet Fabrika e Tekstilit në ish-objektin e SH.F “Migjeni” në Stanoc duke lënë mundësinë që vendimi të merret pas diskutimit publik.
Propozimi i dytë ishte i mbështetur nga Kryetari Tahiri, Ilmi Azemi, dhe Bregaj që parasheh vazhdimin e projektit, dhe ndarjet e reja buxhetore për vitin 2022 që të ndërtohet Çerdhja dhe Këndi i Leximit në këtë fshat.
Ishte ky propozim që mori votat e shumicës së asamblesitëve të Kuvendit Komunal, për dallim nga propozim i parë i cili mori vetëm 9 vota.