U.d. i presidentit të Kosovës ka deklaruar se VV i ka propozuar Albin Kurtin si kandidat për kryeministër.
Ai më pas ka ftuar z.Kurti që para deputetëve të paraqiste përbërjen e Qeverisë, shkruan Periskopi.
“Sot është një ditë e re për të gjithë qytetarët e Kosovës. Më në fund ajo që dukej e paarritshme sot po bëhet realitet…” – ka nisur fjalën e tij ai.
Kurti deklaroi se brenda vitit synim ishte vaksinimi i të paktën 60 për qind të popullsisë.
Ai shprehu nevojën që reformat në drejtësi e ekonomi të nisnin sa më shpejt.
“E kuptoj dhe e di sa e vështirë është jeta për qytetarët e vendit. Por, nga sot fillon një rrugë e re. Së bashku do të arrijmë cakun e dëshiruar.” – ka deklaruar ai.
Kurti përmendi edhe procesin e vetingut, për të cilin u shpreh se do të nis menjëherë.