Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Konjufca: Albini është shumë i zënë, nuk ka kohë me iu përgjigj Grenellit

    10/03/2021 | 23:26
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca duke komentuar deklaratat e ish-ambasadorit, Richard Grenell, gjatë intervistës për Telegrafin, ka thënë se kryetari i LVV-së, Albin Kurti është shumë i zënë me proceset e reja dhe nuk ka kohë t’i kthej përgjigje Grenellit.

    Përveç kohës, Konjufca tha se më nuk është e rëndësishme që Kurti të merret me Grenellin, për të cilin tha se është marrë populli amerikan.

    “Grenelli tash po ka kohë shumë, po shkrun, po Albini nuk po ka kohë për me ju përgjigj, së është shumë i nxanun, me proceset e reja tash. Mendoj që nuk po i përgjigjet jo edhe veç pse nuk po ka kohë, por edhe nuk është e rëndësishme me u marr me Grenell. Gjëja më e rëndësishme është që u marr populli amerikan me të në zgjedhje edhe e ka vlerësuar kush me marr përgjegjësi të reja”, tha Konjufca.

    Konjufca pati edhe një porosi për Grenell, ku tha se për të pasur sukses, ai do të duhej t’i ndërroj metodat.

    “Karriera e tij nuk po e mendoj se ka përfunduar. Do të garojë për guvernatorë të Kalifornisë, kështu që i dëshirojmë të ketë punë të mbarë politike edhe për me deshtë me pas sukses t’i ndërrojë pak metodat, por fundja për këtë ne nuk jemi vlerësues, populli amerikan e vlerëson atë, jo ne”, u shpreh Konjufca.

    Ndryshe, Grenell përmes një postimi në Twitter ka shkruar se Kurti ka qenë kundër të gjithë veprimeve të arritura deri më sot për Kosovën nga ish presidentët e SHBA-së.

    Grenell përmes një postimi tjetër në Twitter e ka quajtur Kurtin antiamerikan, dhe kishte thënë se kreu i Vetëvendosjes ka bërë disa veprime kundër presidentëve amerikanë, duke hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Bëhuni gati, dimri po rikthehet – javën tjetër pritet borë në Kosovë
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.