Ka filluar në Kukës vaksinimi i grupit të parë të punëtorëve shëndetësor nga Kosova.
Ende nuk është bërë e ditur se me vaksinën e cilit prodhues po zhvillohet ky proces.
Shqipëria do të vaksinojë gjithsej 500 punëtorë shëndetësorë të Kosovës. Më 19 mars Federata e Sindikalistëve të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) ka njoftuar se të shtunën 250 punëtorë shëndetësorë të Kosovës do të dërgohen për vaksinim në Shqipëri.
Vaksina e parë që pritet të arrijë në Kosovë është AstraZeneca ndërkohë Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm në Evropë që nuk ka nisur procesin e vaksinimit.