Ish-zyrtarja e LDK-së, Fiknete Bejta përmes një shkrimi në Facebook ka thënë arsyet pse Vjosa Osmani e meriton të bëhet Presidente.
Bejta ka thënë se Osmani ka legjitimitet popullor dhe se e njëjta ka dëshmuar se respekton besimin qytetar.
Ajo tutje ka theksuar se Vjosa Osmani Presidente është mirë si për opozitën po ashtu edhe për shtetin tonë, përcjell Gazeta Blic.
Postimi i plotë:
Vjosa e meriton të bëhet Presidente
Kosovës që nga paslufta zakonisht i janë dashur konsultime dhe dakordime politike në mes të subjekteve politike për zgjedhjen e Presidentit të Republikës dhe këtë e kemi të faktuar në kohë që nga zgjedhja e Presidentit Rugova. Madje ka pasur edhe ndërhyrje nga faktori ndërkombëtar për t’i zgjidhur ngërqet institucionale që nuk qenë të pakta në historinë institucionale në vend.
Në këtë kontekst Vjosa Osmani ka legjitimitet të plotë të jetë Presidente e Republikës së Kosovës dhe konsensusi rreth saj është i domosdoshëm, kjo sepse ajo posedon të gjitha atributet për një pozitë të tillë.
Ka legjitimitet popullor ku s’fundi ka fituar mbi 300 mijë vota në zgjedhjet parlamentare, e mbi të gjitha ka deshmuar se respekton besimin qytetarë të cilin duket se e ka bere bazament te politikeberjes.
Pra Vjosa Osmani Presidente, eshte mire per te gjithe, si per opoziten e cila me zgjedhjen e saj i shmanget zgjedhjeve qe mund te jene fatale per disa subjekte, e poashtu edhe shtetin tone dhe institucionet tona te cilat me ne fund do te kene nje Presidente me legjitimitet te plote qytetare e demokratik, legjitimitet ky qe mungon qe nje kohe te gjate.