Zlatan Ibrahimoviç është rikthyer zyrtarisht në Kombëtaren e Suedisë.
Sulmuesi i AC Milan do të jetë në listën e lojtarëve te ekipi kombëtar suedez për ndeshjen ndaj Kosovës në ‘Fadil Vokrri’, shkruan IndeksOnline
Lajmin e ka konfirmuar edhe lojtari përmes rrjeteve sociale.
“Kthimi i Zotit”, ka shkruar Ibrahimoviç.
Suedia gjatë muajit mars do t’i luaj tri ndeshje, ndaj Gjeorgjisë, Kosovës dhe Estonisë (miqësore)./IndeksOnline/