Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani kanë pritur në takim u.d e kryetarit të PDK- së, Enver Hoxhaj, për tu konsultuar për formimin e institucioneve, përcjell GazetaBlic.
Në këtë takim do të flitet për zgjedhjen e presidentit të ri. LVV synon ta bëjë Vjosa Osmanin presidente, por për këtë s’i ka votat e mjaftueshme. Që Osmani të zgjidhet presidente, nevojiten edhe votat e partive opozitare.
Osmani dhe Kurti i kanë ftuar përfaqësuesit e partive politike, duke kërkuar mbështetje për Vjosa Osmanin.
Pas këtij takimit, Osmani dhe Kurti do të takohen edhe me përfaqësuesit tjerë të partive politike. Sot me ta s’do të takohet kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili dje e mori drejtimin e partisë.