Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti pas takimit me Ministrin në detyrë të Shëndetësisë Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së Naser Ramadani dhe me drejtorin e SHSKUK-së Valbon Krasniqi kanë vendosur që të mbesin në fuqi masat e njëjta kundër COVID-19.
Në këtë takim u tha se institucionet shëndetësore po funksionojnë me kapacitete të plota, furnizimi me barna është stabil, ndërsa deri në fund të muajit pritet të arrijë kontingjenti i parë prej 33 mijë dozave të vaksinës COVAX dhe menjëherë të fillojë vaksinimi i qytetarëve.
Nga qytetarët u kërkua që të respektojnë distancën fizike, të përdorin maskat dhe të mirëmbajnë higjienën personale.
Ndërsa nga institucionet përgjegjëse u kërkua që të shtojnë angazhimin për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19 përmes respektimit rigoroz të masave në fuqi.