Është hapur Ambasada e Kosovës në Jerusalem.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme dhe e Diasporës nëpërmjet një njoftimi për media.
Njohja reciproke mes Kosovës dhe Izraelit dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike ka ardhur si rezultat i Marrëveshjes së 4 shtatorit të nënshkruar në Washington.
“Bazuar në Marrëveshjen e Uashingtonit të 4 shtatorit 2020, ku zyrtarizohet njohja e ndërsjellë mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit dhe Zotimit të Qeverisë së Kosovës ndaj Qeverisë izraelite dhe Administratës amerikane dhe veprimet që janë ndërmarrë nga 1 shkurti, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ju njofton se tashmë është hapur edhe zyrtarisht Ambasada e Kosovës në Shtetin e Izraelit, me seli në Jeruzalem”.