Analisti Dardan Gashi, ka folur për deklaratat e fundit të Vjosa Osmanit për BBC, ku ka thënë se “Kosova është e zhytur në krim dhe korrupsion”.
Ai ka thënë se në disa rrethana të tjera, Osmanit do të duhej t’i kërkohej shkarkimi nga detyra e Presidentes.
“Ajo ka thënë kësi lloj deklarata edhe gjatë fushatës, por e kemi kuptuar se është fushatë. Nëse Vjosa Osmani do të ishte Presidente e zgjedhur, unë do të kërkoja shkarkimin e saj pas intervistave të tilla. Këto deklarata i bëjnë dëm shumë vendit tonë pa marrë parasysh sa të vërteta ka në këto deklarata, nuk ke të drejtë ta përdhosësh vendin tënd në mediat e huaja”, ka thënë Gashi në Dukagjini, transmeton Periskopi.