Lajmi i fundit nga Kuvendi i Lidhjes Demokratike e Kosovës, është që tashmë kjo parti ka nisur procesin e votimit të kryetarit të ri të partisë, shkruan Gazeta Blic.
Këtë e ka bërë të ditur një burim i Gazeta Blic brenda Kuvendit.
Ai ka thënë se nëse asnjëri nga kandidatët nuk i merr 50% të votave të delegatëve, do të ketë sërish votim, ku dy kandidatët me më së shumti vota në raundin e parë, do të jenë sërish në garë gjatë votimit të dytë.
Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku dhe Besian Mustafa, janë tre kandidatët që po garojnë për të marrë drejtimin e Lidhjes Demokratike.