Kandidati për kryetar të LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka komentuar letrën e Albin Kurtit, dërguar partive politike, në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri, raporto Gazeta Blic.
Ai tha se nuk e ka parë letrën, por shton ai se lideri i LDK-së nuk do të shkoj menjëherë posa ta marrë detyrën e tek Albin Kurti.
Abdixhiku tha se nuk ka logjikë që posa të zgjedhet kryetari i ri, punën e parë ta bëjë ta takoj Kurtin.
”Falemnderit për qasjen, por do të shohim për një kohë më të përshtatshme”, është kjo përgjigja e Abdixhikut për Albin Kurtin.