Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se Qeveria Kurti, nuk mund t’i ikë formimit të Asociacionit, meqë është detyrim ndërkombëtar.
Kjo sipas tij, njëjtë sikurse me detyrimet e marrëveshjes së Washingtonit, të cilat kreu i ri i Qeverisë, i gjen aty, dhe s’mund t’i anashkalojë.
”Tek marrëveshja përfundimtare, nëse vie deri tek ndonjë kompenzim, është pjesë e trashëgimit, nuk bëhet fjalë për dëmshpërblim në kuptimin që na ka bërë dëm”.
”Aty bëhet fjalë për kompenzime të caktuara të individëve, që në logjika të caktuara, dhe atëherë bëhet vetëm në kohën pasi i ka rënë NATO”.
”Unë pas një muaji, kam bërë me statut e me të gjitha ato që kanë kërkuar, për Asociacionin”.
”Atëherë kam folur publikisht, dhe më sulmuan. Nuk është problemi i Kompetencave Ekzekutive, tek Asociacioni, që është pjesë e dialogut”.