Dje në Han të Elezit një fëmijë i moshës dy vjeçare kishte hyrë në veturë dhe duke e larguar nga shpejtësia vetura kishte filluar të lëviz rreth 10-15 metra duke e goditur një rrethojë të betonit, shkruan Gazeta Metro.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se dje në Han të Elezit rreth orës 11:00, një fëmijë ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm.
Ai ka hyrë në veturë dhe duke e larguar nga shpejtësia vetura kishte filluar të lëviz rreth 10-15 metra duke e goditur një rrethojë të betonit.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Rasti është duke u hetuar. /gazetametro.net