E mbijetuara e familjes Jashari, Besarta, ka bërë një dedikim emocional në 23 vjetorin e betejës, rënies heroike të familjes së saj më 5, 6 dhe 7 Mars të 1998.
Mes shkronjash, ndërsa kujton ballafaqimin e ashpër të asaj kohe mes tyre dhe forcave serbe, Besarta thotë se pa këtë akt unik të flijmit të familjes së saj për liri, çdo gjë do ishte e rëndomtë.
“Do të ishte e rëndomtë…
edhe nata,
edhe zjarri,
do të ishin të rëndomta sonte…
edhe muaji Mars, do të ishte i rëndomtë…
edhe unë do të isha e zakonshme, thjeshtë një Besartë !
Çdo gjë do të ishte e rëndomtë, pa aktin unik të vetëflijimit për LIRI të familjes tonë.
Andaj,
ky muaj dhe kjo natë, janë të veçanta…