Banorë të lagjes “2 Maji” në Vushtrri po kërkojnë rikthimin e semaforëve në lokacionin e njohur si Udhëkryqi për Fshatin Studime në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, segmenti rrugor në Vushtrri.
Tahiri Shala, banor i kësaj ane, për Kanal 10, ka thënë se mungesa e semaforëve po rrezikon banorët që kalojnë në mes të kësaj magjistraleje.
Shala ka thënë se ata janë në hall, kur ka qenë me 2 korsi ka qenë më e rrezikshme, por tani është edhe më e rrezikshme.
Edhe një tjetër banorë ka thënë se janë në hall, duke treguar se janë të obliguar të përcjellin fëmijët për në shkollë në mënyrë që t’i shmangin nga rrezikur, duke treguar se kishin bllokuar rrugën ditë më parë duke u premtuar zgjidhje.
Për më shumë shihni kronikën në vijim: