Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando ka thënë se janë në pritje të rinisjes së shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga BE-ja në mbështetje të SHBA-së.
Këto deklarata ai i bëri pas një takimi që pati me të dërguarin evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak.
“Është bukur të dëgjosh nga Mirosllav Lajçak se ai kishte takime shumë konstruktive në Kosovë. Në pritje të rinisjes së shpejtë të dialogut të lehtësuar nga BE-ja me mbështetjen e SHBA-së, sapo të formohen institucionet.”, shkruan diplomati Italian në Twitter, transmeton Klan Kosova.
Good to hear from @MiroslavLajcak that he had very constructive meetings in #Kosovo. Looking forward to swift restart of #EU-facilitated dialogue with #US support as soon as institutions are formed.
🇮🇹🇪🇺🇽🇰 pic.twitter.com/Ty31U3b4fi
— Nicola Orlando (@nicolaorlando) March 3, 2021