Adriana Hoxhiq nga “Komuniteti i Bashkuar” ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme pas vendimin të djeshëm të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që vendosi t’i anulojë në tërësi votat e subjekteve politike boshnjake në komunat: Zubin Potok, Shtërpcë, Ranillug, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Novobërdë.
Pas këtij vendimi, Adrian Hoxhiq, e cila fitoi nga komuniteti boshnjak, mund të mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës, njofton Klan Kosova.