Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, këtë mëngjes bisedoi me Lumir Abdixhikun ku edhe i uroi për postin e kryetarit të LDK-së, shkruan Indeksonline.
“Në përgjigje të inkurajimit tim ai tha se po punon në ndërtimin e mbështetjes për krijimin e institucioneve“, tregoi Orlando.
“Në një telefonatë miqësore këtë mëngjes, i urova Lumir Abdixhikut zgjedhjen e tij si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në përgjigje të inkurajimit tim ai tha se po punon në ndërtimin e mbështetjes për krijimin e institucioneve. E mirëprita pritshmërinë e tij për një rol konstruktiv të opozitës”.