Kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në daljen e parë televizive pas zgjedhjes në krye të partisë, ka treguar se nga cilët politikanë vendorë ka marrë urime.
Abdixhiku ka thënë se e kanë uruar për zgjedhjen në krye të partisë, Vjosa Osmani, Ramush Haradinaj, Albin Kurti si dhe shumë të tjerë.
“Kam marrë mesazhe urimi nga UD e detyrës së Presidentit, kam marrë mesazh nga kryetari i LVV-së, Albin Kurti, prej kryetar të AAK-së, Ramush Haradinaj, Shpend Ahmetit, disa kryetarëve të komunave. Kam marrë mesazhe urimi nga kryetari i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha, nga Sali Berisha nga ambasadorët dhe shumë të tjerë” tha Abdixhiku në T7 raporton Gazeta Blic.