Një grua nga Ferizaj dje ka raportuar në Polici se vjehrra e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, shkruan Indeksonline.
Sipas ankueses, vjehrra e saj është shtetase e Shqipërisë dhe ka probleme psikike.
“Rr. Dëshmorët e Kombit, Ferizaj 22.02.2021 – 09:00. Ankuesja femër kosovare ka informuar se vjehrra e saj viktima femër shqiptare shtetase e R. Shqipërisë (me probleme psikike), është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”.