Sikurse në mbarë vendin edhe në qytetin e Vushtrrisë në ora 07.00 janë hapur të gjitha qendra e votimit, shkruan VushtrriOnline.
Një prej qendrave më të mëdha në qytet ajo në “Mustafë Venhari” e ka nisur procesin e votimit pa ndonjë parregullsi apo telashe.
Kështu ka deklaruar në një intervistë për T7, Ferdane Llapashtica, kryetare e kësaj qendre të votimit.
Ndër të tjera Llapashtica ka thënë se këtë herë në orët e mëngjesit ka një fluks më të madh të votuesve se sa herave të tjera.