Vendlindja e kryetarit aktual të Vushtrrisë, Xhafer Tahirit, i ka dhënë rreth 50% të votave LVV-së në këto zgjedhje.
Tri vendvotime në këtë fshat ku janë hedhur 969 vota sipas formularëve të publikuar të KQZ-së, 488 prej tyre kanë qenë për LVV-në, 279 për PDK-në, dhe dhe vetëm 72 vota për LDK-në.
Madje edhe Aleanca për Ardhmërin e Kosovës është para LDK-së në këtë fshat, që në tri vendvotime ka 79 vota.
Shprehur në përqindje, Vetëvendosje! ka rreth 50% të votave, ndërsa 28%, AAK 8.15% e LDK vetëm 7.8% të votave.
Vërejtje! Këto të dhëna janë nxjerrë nga formularët e publikuar në Ueb Faqen e KQZ-së për tri nga vendvotimet në këtë fshat: 2729B-01R dhe 2729B-02R dhe 2729B-03D, që janë vendvotime në Shkollën Fillore “Nazmi Zhegrova” në Stanoc të Poshtëm!