Kandidatja për Presidente, Vjosa Osmani, së bashiku me kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin kanë vazhduar fushatën elektorale në Ferizaj, shkruan Gazeta Blic.
Osmani në shkrimin e saj në Facebook ka theksuar se Ferizaj tashmë e ka ndarë mendjen të votojë “Krejt dhe Drejt”
“Prandaj, më 14 shkurt, bashkërisht, guximshëm duhet ta hedhim votën për ndryshim. Të ardhmen duhet ta ndërtojmë sot, ndaj kjo ditë duhet të jetë vula e ndryshimit për vitet që kemi përpara!”
Postimi i plotë:
Ferizaj gjithnjë është identifikuar për rezistencën, organizimin dhe guximin për ndryshim.
Ndonëse ndër qytetet më të reja të Kosovës, Ferizaj tashmë jeton me ndryshimin dhe se për 14 shkurt ferizajasit e kanë ndarë mendjen. Të radhiten krahas koalicionit #krejtdhedrejt 127, për t`ia mundësuar një të ardhme më të mirë qytetit të tyre dhe gjithë Kosovës.
Për ta bërë të mundshme këtë kërkuam që në ditën e votimit, masivisht të dalin në votim, sepse votën e tyre do ta konsiderojmë përgjegjshmëri dhe se koalicionin me ta do ta mbajmë të fortë edhe pas 14 shkurtit. Në kompaninë për prodhimin e ëmbëlsirave “Ëmbëlsia”, pamë gra të vyeshme, duart e arta të të cilave bëjnë ëmbëlsira perfekte.
Kurse në kompanitë “Rinia”, “Promoplast” dhe “ANB Baliu”, u entuziazmuam nga prodhuesit vendor, të cilët e mbulojnë jo vetëm tregun vendës, por edhe atë ndërkombëtar.
Bizneset vendëse do t`i mbështesim duke ju krijuar mundësinë që ato të operojnë shlirshëm pa iu nënshtruar shantazhit dhe taksave paralele nga grupe parapolitike e politike!
Prandaj, më 14 shkurt, bashkërisht, guximshëm duhet ta hedhim votën për ndryshim. Të ardhmen duhet ta ndërtojmë sot, ndaj kjo ditë duhet të jetë vula e ndryshimit për vitet që kemi përpara!
Kurse në Han të Elezit e në Kaçanikun e Idriz Seferit pashë vendosmërinë e banorëve të kësaj ane që më 14 shkurt ta japin votën në mënyrë plebishitare.
Në vizitën që bëmë të ndërmarrja “Elektra”, dëgjuam për problemet me të cilat përballen ndërmarrësit privat. U zotuam se pas 14 shkurtit do t`i trajtojmë problemet me të cilat përballen ata, në mënyrë që sadopak t`ua lehtësojmë barrën e të bërit biznes.
Në Klubin e futbollit “Sharri”, ishte kënaqësi të shihnim talentët e ri të futbollit, të cilët në një të ardhme do të mund ta valëvisin flamurin e Kosovës në gara ndërkombëtare.
Kurse në fshatin Dubravë të Kaçanikut u zotuam para banorëve se votën e tyre do ta konsiderojmë të shenjtë dhe se ndryshimin e madh mund ta ndalojë askush.
Ferizaj, Hani i Elezit e Kaçaniku me guxim për ndryshimin për të mirën e Kosovës!
#krejtdhedrejt 127