Kandidati për deputet Besim Muzaqi ka prezentuar aderimin e rradhës në VV, që është ish-kryetarja e Forumit të Gruas së AKR-së dhe kandidate për deputete në zgjedhjet e kaluara, Suzana Sejdiu.
Sejdiu është prurja e rradhës në VV, pas Nasuf Aliut dhe Mërgime Berishës që më parë ishin pjesë e AKR-së.
Postimi i plotë i Muzaqit:
Lëvizja VETËVENDOSJE! nga sot u pasurua edhe me një kuadër dhe personalitet të çmuar. Së bashku me Nasuf Aliu i uruam mirëseardhje Suzana Sejdiut. Ajo është ekonomiste e diplomuar .
Pos tjerash është e certifikuar në programin
“Zhvillimi i Politikave Publike dhe Lidership”, në Universitetin Amerikan të Kosovës (AUK).
Aktualisht është zyrtare e Gjendjes Civile në Drejtorinë e Administratës në Komunën e Vushtrrisë.
Ushtroi detyrën e kryetares së FG-akr në Vushtrri e po ashtu ishte kandidate për deputete nga subjekti akr në zgjedhjet nacionale në vitin 2019.
Suzana do e fuqizoi fitoren e 14 Shkurtit.
#krejtdhedrejt127