Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka akuzuar Vjosa Osmanin se ka punuar për shkatërrimin e LDK-së nga pozicioni i Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton Gazeta Sinjali.
Tërmkolli ka thënë se Osmani e ka prekur substancën e LDK-së, dhe sipas saj, krijimi i një mendësie që Albin Kurti është njëjtë sikurse Ibrahim Rugova është katastrofale.
Ajo thotë se protagoniste e një fryme të tillë ishte Vjosa Osmani.
“Vjosa ka punu në shkatërrimin e LDK-së nga pozicioni i VV-së, prandaj e thashë që ka prekur në substancë”, ka thënë Tërmkolli në RTV 21.
Tërmkolli thotë se nuk do t’i thoshte këto fjalë nëse Vjosa Osmani do të krijonte një parti në vete.
“Po ta bënte Vjosa një parti në vete, nuk do t’i thosha këto. Sepse do të thoja se ka pasur mospajtime. Por me ta krijuar mendësinë që është krejt njëjtë Rugova me Albin Kurtin kjo është totalisht e papranueshme”, ka shtuar Tërmkolli./Gazeta Sinjali/